29 Prill 2024

Këshillat komunale për siguri në Bashkësi po funksionojn mirë

Prishtinë, 18 dhjetor - Ministria e Punëve të Brendshme dhe organizatat FIQ dhe Saferworld, mbajtën sot një tryezë, ku u diskutua për Strategjinë Nacionale për Sigurinë në Bashkësi dhe Planin e Veprimit 2011-2016.

Në këtë tryezë morën pjesë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismali, përfaqësues të komunave të Kosovës, përfaqësues të ICITAP-it, OSBE-së etj.

Zëvendësministri, Izmi Zeka, pasi përshëndeti të pranishmit, theksoi se përveç që është nxjerrë Udhëzimi Administrativ, janë bërë përpjekje që të vihen në funksion Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi.

Funksionimi KKSB-ve sipas tij është duke funksionuar mirë në terren dhe janë duke u bërë përpjekje që ky funksionalizim të jetë i mirë edhe në institucionet qëndrore për arsye se kanë të bëjnë me sigurinë.

“Ne kemi hulumtuar mënyrën se si brenda gjashtë muajve të gjendet një mundësi që të matet puna KKSB-ve dhe instancave tjera, që të gjendet një formë që të shihen rezultatet e ndryshimit që janë bërë, që do të ishte shumë më funksionale se sa ka qenë deri më tash”, tha Zeka.

Zëvëndësministri Zeka, theksoi se kërkon nga të gjithë akterët që gjithçka që bëhet të ketë një metodë krahasuese dhe të bëhet një vlerësim se çfarë është bërë, pasi realisht ka një mungesë të pasqyrimit të rezultateve konkrete dhe të prekshme.

Ndërsa kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismaili, tha se kjo tryezë na jep mundësinë që përmes këndeve të ndryshme të paraqitën opinionet për të vlerësuar se si është gjendja në përgjithësi dhe se cilët do të jenë hapat për të promovuar sa më shumë çështjen e sigurisë.

“Gjithmonë kur diskutohet për sigurinë në përgjithësi duhet të merren parasysh dhe është e rëndësishme që në një shoqëri demokratike koncepti i sigurisë të  diskutohet shumë ngushtë. Kjo është një sfidë për institucionet që kanë përgjegjësi sigurinë, sepse ato bëhen mburojë dhe ofrojnë siguri qytetarët”, theksoi Ismaili

Në këtë tryezë diskutuan edhe shumë akterë të tjerë dhe është bërë një vlerësim për zbatimin e përgjithshëm për strategjinë dhe planin e veprimit dhe u nxorën rekomandime për vitin e ardhshëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)