Kërstimir Pantiq sulmohet fizikisht
Mitrovicë, 2 nëntor - Mbrëmë rreth orës 22:00, në veri të Mitrovicës, persona të maskuar kanë sulmuar fizikisht kandidatin e Iniciativës Qytetare Serbe për kryetar të veriut të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq.
Mediat serbe thonë se Pantiq ka marrë lëndime në kokë dhe fytyrë.
Shefja e zyrës administrative të Qeverisë së Kosovës në Mitrovicë, Adriana Hoxhiq, ka dënuar sulmin, raporton B92.