10 Maj 2024

Kërkohet shqiptimi më i madh i masave dhe dënimeve alternative

Pejë, 12 prill - Shqiptimi më i madh i masave dhe dënimeve alternative nga organet e drejtësisë, është i nevojshëm ngase me anë të aplikimit më të madh të tyre, bëhet humanizimi i dënimeve, risocializimi dhe riintegrimi  më i lehtë në shoqëri i personave që kanë rënë ndesh me ligjin, mundësohet kursimi i buxhetit të Kosovës dhe shpopullimi i burgjeve.

Kështu u tha sot në tryezë me temën “Ekzekutimi i sanksioneve penale, me theks të veçantë, rëndësia dhe mundësitë e shqiptimit të dënimeve alternative ”, e organizuar në Pejë nga Ministria e Drejtësisë - Shërbimi Sprovues i Kosovës, në përkrahje të UNDP-së.

Me këtë rast, Zëvendësministri i Drejtësisë, Abdyl Ymeri, tha se Ministria e Drejtësisë inkurajon organet e sistemit gjyqësor të Kosovës të shqiptojnë sa më shumë masa dhe dënime alternative, duke shfrytëzuar maksimalisht mundësit që ofron legjislacioni i Republikës së Kosovës në këtë drejtim. Ai kërkoi bashkëpunim më të ngushtë të organeve gjyqësore me Shërbimin Sprovues të Kosovës, qoftë në fazën para shqiptimit të dënimeve alternative, qoftë në fazën e  mbikëqyrjes se ekzekutimit të tyre.

Për nevojën e shqiptimit më të madh të masave dhe dënimeve alternative folën edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Sprovues të Kosovës, Metije Ademi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Resmi Hoxha.

Në këtë tryezë pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e gjykatave dhe prokurorive të komunave të Pejës, Gjakovës, Klinës, Istogut dhe Deçanit, Policisë së Kosovës, institucioneve tjera dhe organizatave të shoqërisë civile.

Përfaqësuesit e gjyqësorit, në diskutimet e tyre përveç që paraqitën statistikat e shqiptimit të masave dhe dënimeve alternative nga gjykatat dhe prokuroritë e komunave të tyre, vlerësuan anën pozitive që sjell shqiptimi sa më i madh i këtyre masave dhe dënimeve. Po ashtu ata paraqitën edhe sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë procedurave për shqiptimin e këtyre masave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)