15 Maj 2024

Kërkohet paraburgim për “terroristët”

Prishtinë, 13 gusht - Besnik Latifi, Ardian Kukësi dhe Bujar Brahimi janë tre nga 17 personat që janë në arrati dhe po kërkohen nga Policia. Këta dhe 40 personat që janë arrestuar të hënën si të dyshuar për terrorizëm.

Të 57 po dyshohen me nga tri vepra penale të rënda që kanë lidhje me terrorizmin.

Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste, nxitja e urrejtjes përçarëse, ose mosdurimi kombëtar, racor, fetar apo etnik dhe rekrutimi për terrorizëm janë veprat penale për të cilat po dyshohen të pandehurit.

Derisa Brahimi, Kukësi dhe Latifi gjenden në arrati dhe nuk janë kapur nga policia, 40 të arrestuarit të martën u sollën para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Gjatë tërë ditës forca të mëdha të Policisë speciale të armatosur rëndë dhe me maska kanë ruajtur sallën e Kinemasë ABC në Prishtinë ku një nga një janë sjellë të arrestuarit. Disa me moshë mesatare e disa shumë të rinj nuk e kanë thënë asnjë fjalë gjatë futjes brenda.

Për shkak të numrit të madh të të pandehurve, qasja brenda në seancë nuk kishte mundësi për media edhe pse kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, tha se seanca është e hapur por pa incizuar apo fotografuar.

/Tribuna/

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)