Kërkohet paraburgim për të pandehurin që u kap me 4 kilogram marihuan
Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale, ndaj të pandehurit G.B., dhe të pandehurve R.M. dhe Sh.G., me dyshimin se kishin për të kryer vepër penale “Posedimi paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 275, të KPRK-së. Tek i pandehuri G.B., Policia e Kosovës gjatë bastisjes së veturës së tij ka konfiskuar 4kg e 917 gramë marihuan dhe 1.2 gram narkotikë llojit kokainë, kurse tek dy të pandehurit tjerë janë konfiskuar 2 gram marihuan.
Po ashtu kjo prokurori ka lëshuar urdhër për kufizim të përkohshëm të veturës, ashtu që menjëherë pranë kësaj gjykate ka parashtruara kërkesën për sekuestrim e përkohshëm të veturës.
Seanca dëgjimore për caktimin e këtyre masave pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë.â