16 Janar 2025

Kërkohet paraburgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve

Prishtinë, 11 qershor - Për zgjedhjet e parakohshme nacionale që po mbahen sot në vendin tonë, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës.

100 prokurorë dhe numër i mjaftueshëm i personelit të sistemit prokurorial janë duke punuar me qëllim të mbrojtjes së votës së qytetarëve. 

\"Gjatë ditës së sotme, deri në orën 15.00, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës kemi disa raste të iniciuara që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit. Deri më tani kemi pranuar disa informata, prej të cilave janë hapur 5 lëndë, kundër 7 personave, prej tyre\", thuhet në një njoftim të Prokurorisë.

Në Prishtinë ka pasur 1 rast kundër 1 personi, për të cilin është bërë kërkesë për paraburgim për veprën penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve, nga neni 214 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës;

Në Pejë ka pasur 1 rast kundër 1 personit, i cili është në ndalim, për veprën penale, Keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve, nga neni 214 i KPRK;

Në Gjilan ka pasur 1 rast kundër 1 personi i cili gjendet në ndalim, për veprën penale, Deklarim i rrejshëm, nga neni 391 i KPRK-së, ndërlidhur me veprat kundër së drejtës së votimit;

Në Gjakovë nuk ka ndonjë rast të evidentuar;

Në Prizren ka pasur 1 rast kundër 3 personave, të cilët janë duke u intervistuar për veprën penale, Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve, nga neni 211 i KPRK-së;

Në Mitrovicë nuk ka ndonjë rast të evidentuar;

Në Ferizaj ka pasur 1 rast kundër 1 personi, i cili është në ndalim, për veprën penale  Keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve, nga neni 214 i KPRK.

Edhe njëherë Ju informojmë se rreth 100 prokurorët e Shtetit, të cilët po kujdestarojnë sot, po veprojnë me urgjencë në secilin rast që po paraqitet me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve të mundshme gjatë këtij procesi zgjedhor. 

Prokurori i Shtetit sërish i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)