23 Dhjetor 2024

Kërkohet paraburgim për dy të pandehurit që u kapen me 1 kilogram kokainë

Pejë, 3 mars - Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy të pandehurve, F.B. dhe D.G., nën dyshimin se, të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimit ,shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 267, paragrafi 1, lidhur me nenin  31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës për caktimin e masës se paraburgimit, tek të dy të pandehurit F.B., dhe D.G., Policia e Kosovës gjatë kontrollit ka gjetur  dhe sekuestruar 1090 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Prokurori i shtetit është  duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme  hetimore  deri në ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)