12 Janar 2025

Kërkohet paraburgim për dy të pandehurit për grabitjen e djeshme në Istog

Pejë, 28 dhjetor - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurve, Y.M dhe U.M., për shkak se të kishin për të kryer vepër penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale “Vjedhje Grabitqare”, nga neni 328, paragrafi 4, lidhur me nenin 31 dhe 33, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj dy të pandehurit, Y.M dhe U.M, në drejtim të kësaj vepre penale.

Seanca e procedurës së paraburgimit është mbajtur para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)