24 Dhjetor 2024

Kërkohet paraburgim ndaj një personi për veprën penale vrasje në tentativë

Gjakovë, 2 nëntor – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit , B.S, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, nga neni 172 lidhur me nenin 28, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria njofton se, më 01 nëntor 2021, në Gjakovë, në afërsi të parkut të qytetit, i pandehuri, i mitur, B.S., me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta, të dëmtuarin Sh. Th.

Rasti ka ndodhur pas një fjalosje që kishin pasur dy ditë më përpara, dhe më 01 nëntor 2021,  gjatë takimit të tyre të përbashkët, ndodh një rrahje mes tyre, e më pas i pandehuri me një mjet të mprehtë (thikë), e godet të dëmtuarin disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Prokurori i rastit  ndaj të pandehurit ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 01 nëntor 2021.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)