Kërkohet paraburgim ndaj dy të pandehurve për vjedhje të rëndë në Pejë
Prokuroria Themelore e Pejës ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve
ndaj të pandehurve B.K. dhe D.SH., për shkak se të njëjtit me datën 14
prill të këtij viti, në një lokal në qendër të Pejës, me mjete të forta
hapin derën kryesore dhe nga aty marrin 5 televizor, 3 telepilot, 1
drinbox, ku me pas largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake. ​