Kërkohet paraburgim ndaj 4 personave në rastin e sekuestrimit të 2.5 kg narkotikë
Të dyshuarit fillimisht janë ndaluar me urdhër të prokurorit më 23.03.2022, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në koordinim të plotë me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimin me Narkotikë, derisa gjatë bastisjes dhe kontrollimit të objekteve të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar 2 kg 512 gr. substancë narkotike (marihuanë), 1 gr. substancë narkotike (kokainë), dy (2) peshore digjitale, katër (4) telefona celularë dhe 670 euro.
Prokurori i rastit është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë çështje penale.