18 Janar 2025

Kërkohet ngritja e inspektimeve nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave

Prishtinë, 20 prill - Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të drejtuar nga Fadil Demaku, zëvendëskryetar, mbikëqyrësi kryesor shtetëror, Ruzhdi Jashari nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave, paraqiti raportin vjetor të punës së agjencisë për vitin 2015.

Jashari paraqiti raportin e katërt para komisionit. Në të ishin të përfshirë përparimet e agjencisë, si suksesi dhe kthesa pozitive, trajnimet e ndryshme, dhe sensibilizimi i stafit.

Ai gjithashtu theksoi çështjen e ngritjes së inspektimeve, si ato në institucionet shtetërore apo private.

Ndërkaq, anëtaret e  komisioni paraqiten shqetësimet e tyre rreth specifikave të caktuara lidhur më qasjen në dokumente publike, dhe mbrojtjen e të dhënave personale, si fakturat e rrymës, pasi që me ligj është e rregulluar kjo çështje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)