16 Janar 2025

Kërkohet më shumë angazhim në luftimin e kriminalitetit

Prishtinë, 5 dhjetor - Ka filluar punimet  Konferenca e Pestë Vjetore e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, e cila përkrahet ngushtë nga Misioni i OSBE së Kosovë. 

Punimet e konferencës i hapi kryesuesi i KGJK-së z. Enver Peci, i cili duke çmuar lartë kontributin e gjyqtarëve të Kosovës, kërkoj nga ta më shumë angazhim dhe përgjegjësi.

“Sot më tepër se kurrë me të drejtë nga të gjithë kërkohet rritja e përformancës, përgjegjësisë dhe profesionalizmit të sistemit të drejtësisë, në veçanti pushtetit gjyqësorë. Koha në të cilën gjendemi dhe momentet që tani po kalojmë janë kyçe dhe vendimtare për rritjen e besimit të qytetarëve tanë në punën e gjykatave”, tha nderë të tjera Peci.

Ai më tutje shtoi se trajtimi i rasteve të ekstremizmit dhe terrorizmit, krimit të organizuar dhe të korrupsionit, marrja e përgjegjësive të gjyqësorit vendor nga EULEX-i, si dhe  trajtimi i tyre,  kanë qenë ndër sukseset më të mëdha gjatë këtij viti.

Të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti edhe presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga.

”Sistemi ynë i drejtësisë ka bërë përparime në konsolidimin e legjislacionit përkatës dhe në ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme. Këto përparime tashmë duhet të tregojnë rezultate të prekshme. Bashkëpunimi i organeve të drejtësisë është i domosdoshëm.\"

\"Çdo ngecje eventuale e njërit institucion, reflekton në ngecje të përgjithshme për të ndërtuar një sistem efektiv të sundimit të ligjit”, tha e para e vendit, duke shtuar se sundimi i ligjit është jetik për të ardhmen e vendit dhe se me këtë nuk bëhet pazar.

Duke e konsideruar Konferencën e pestë Gjyqësore të një rëndësie të veçantë, kryetari i Gjykatës Supreme, z. Fejzullah Hasani, theksoj nevojën e rritjes së profesionalizimit, në mesin e gjyqtarëve dhe forcimin e integritetit të gjyqësorit.

“Sistemi i drejtësisë duhet të spastrohet nga gjyqtarët e korruptuar e të papërgjegjshëm, të cilët përmes vendimmarrjes abuzive cenojnë rëndë themelet e shtetit demokratik, cenojnë rëndë të drejtat e qytetarëve, cenojnë rëndë imazhin dhe punën tonë”, tha Hasani.

Ndërkaq Ministri i Drejtësisë z. Hajredin Kuçi, tha se kushtetuta ligji dhe tradita juridike është e vetmja, që duhet ta udhëheqë punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Ne duhet të kërkojmë që të fuqizohet edhe më shumë drejtësia. Si ministër dhe qytetar i Republikës së Kosovës, do të lusja secilin nga ju që në jetën tuaj të udhëhiqeni nga parimet, se drejtësia është parim dhe mënyrë e jetesës në vendin tonë dhe atë për të gjithë dhe pa dallime. Nga ju kërkohet që gjithmonë të vendosni në bazë të ligjit dhe të mos bini pre e asnjë ndikimi pa marrë parasysh fuqinë politike, ekonomike joshjeve ose kërcënimeve”, u shpreh ministri.

Punimet e Konferencës i ka përshëndetur, edhe ambasadori amerikan në Kosovë z. Greg Delawie, i cili shprehu përkushtimin e shtetit amerikan, për ta ndihmuar drejtësinë kosovare, Amerikani i parë në vend, premtoj se vitin që vjen, shteti i tij do ta ndihmoj gjyqësorin, me projekte që kapin vlerën e afro 12 milion dollarëve.

Ai inkurajoj gjyqtarët në zbatimin e ligjit njësoj për te gjithë qytetaret, pa marrë parasysh, fuqinë politike, ekonomike, të ndonjë personi, apo edhe presionet dhe shantazhet që mund të vinë.

Pjesëmarrësve ju drejtuan edhe  kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi,, Udhëheqësi i Zyrës së BE-së në Kosovë z. Samuel Zbogar, si dhe Jean Claude Schumberger ambasador i OSCE-së në Kosovë, të cilët çmuan lartë punën e organeve të drejtësisë, duke kërkuar më shumë vendosmëri dhe profesionalizëm, në luftimin e të gjitha dukurive negative, 

Të ftuar në këtë konferencë të rëndësishme përveç tërë elitës së sistemit gjyqësor vendor dhe ndërkombëtarë që punojnë dhe veprojnë në Kosovë, ishin edhe të gjitha ambasadat, Organizatat jo qeveritare (OJQ) etj.

Punimet ditore zhvillohen në këto dy tema: Prezantimi i Strategjisë për Zvogëlimin e rasteve , prezantimi i raporteve të OSCE-së, si dhe publikimi i Buletinit të II-të të Gjykatës Supreme.

  Konferenca e  Vjetore e KGJK-së tashmë  është tradicionale, dhe mbledh në gjirin e saj, njerëzit më te rëndësishëm të sistemit gjyqësor.  Qëllimi i saj  është të diskutojë për planet, programin, sfidat, dhe hapat që duhet të ndërmerren në avancimin e sistemit gjyqësor si dhe të arriturat që kanë përcjellë punën e gjykatave gjatë një viti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)