18 Janar 2025

Kërkohet hetim nga Prokuroria për veteranët mashtrues të UÇK-së

Prishtinë, 6 qershor - Kostoja e pensioneve të veteranëve të UÇK-së po rrezikon buxhetin dhe Marrëveshjen stand-by të Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Jo vetëm njohës të kësaj çështjeje, por edhe vetë ish-komandantë të UÇK-së i kanë bërë apel Prokurorisë së Shtetit të nisë hetim për deklarimet e rrejshme që janë bërë, të cilat, sipas tyre, po e dëmtojnë kredibilitetin e UÇK-së dhe buxhetin e shtetit, shkruan sot Koha Ditore.

Rexhep Selimi, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka thënë se në ushtri asnjëherë nuk kanë qenë të angazhuar 46 mijë veta.

Avdullah Hoti, ministër i Financave, ka thënë se në fillim të vitit ishin ndarë 25 milionë euro, të mjaftueshme për pagesën e pensionit prej 170 eurosh për rreth 12 mijë veteranë.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)