04 Maj 2024

Kërkohet bashkëpunim rajonal për luftimin e krimit të organizuar

Prishtinë, 24 shtator - Ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, kanë organizuar Simpoziumin Rajonal për Konfiskim dhe Dëshmi Financiare, në të cilin përveç përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme të Republikës së Kosovës, po marrin pjesë edhe përfaqësues nga Republika e Shqipërisë, Malit të Zi dhe ajo e Maqedonisë.

Hapjen e këtij simpoziumi e është bërë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Jacobson me rastin e hapjes së Simpoziumit Rajonal lidhur me dëshmitë financiare dhe konfiskimin ka nënvizuar se vendosja e sundimit të fortë të ligjit në Kosovës është thelbësor jo vetëm për Kosovën, por edhe për shtetet fqinje.

Për arritjen e këtij qëllimi sipas saj, të gjitha qeveritë në rajon duhet të bashkëpunojnë në kontrollimin e krimit të organizuar, uljen e shkallës së korrupsionit dhe parandalimin e kriminelëve që të shijojnë frytet e krimeve të tyre, raporton KTV.

“Natyrisht, kriminelët nuk respektojnë ligjin. Ata nuk respektojnë kufijtë shtetërorë. Grupet e organizuara kriminale shpesh shtrihen përtej kufijve dhe fshehin pasurinë e tyre në vendet e ndryshëm. Edhe korrupsioni shumë lehtë mund të shtrihet jashtë kufirit”, tha mes tjerash Jacobson.

Para pjesëmarrësve të këtij simpoziumi, Ministri Kuçi tha se luftimi i krimit në përgjithësi nuk është asnjëherë i lehtë, por, në mesin e tyre, akoma më i vështirë është luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit, i cili sot të ne njihet si një ndër fenomenet më shkatërrimtare të së ardhmes sonë të qetë, Evropiane dhe stabile.

"Me atë sa është parë tash e një kohë në Kosovë, vështirësitë më të mëdha në këtë drejtim janë hasur pikërisht në mbledhjen e dëshmive financiare dhe në konfiskimin e pasurisë.

Ministria sipas tij është përpjekur në mënyrën e saj më të mirë dhe më urgjente të adresojë këto kërkesa themelore të prokurorëve dhe gjyqtarëve tanë.

"Këtë iniciativë e kemi nisur së pari me amandamentimin e Kodit Penal, i cili sot mund të them që përbën njërin nga kodet më moderne jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Me këtë Kod, ne kemi futur praktikat më të mira botërore në luftimin llojeve të ndryshme të krimit, por me fokus të veçantë në krimin e organizuar dhe korrupsionin.", ka theksuar ai.

 Kështu, grupi punues i Ministrisë së Drejtësisë, me bashkëpunimin e veçantë të ekspertëve të Ambasadës Amerikane, sipas Kuqit ka punuar posaçërisht në ri-definimin e këtyre veprave penale, në ashpërsimin dhe kufizimin më të mirë të dënimeve, dhe shumë elemente të tjera që sot bëjnë të pamundur shmangien e dënimit për këto vepra penale.

Kuqi ka thënë se Ministria ka bërë krijimin e një Kodi të ri të Procedurës Penale, i cili do t’i përshtatej Kosovës, ndryshimeve dhe reformimeve në sistemin e tij, por përsëri synimin kryesor me amandamentimin e këtij Kodi e kemi pasur në lehtësimin e mundësive të prokurorëve dhe gjyqtarëve për të luftuar krimin e organizuar.

"Kjo ka qenë porosia ime kryesore për grupin punues para se të fillojnë punën e tyre që sot ka rezultuar me një draft shumë të çmuar të Kodit të Procedurës Penale. Kodi, që shpejtë pritet të votohet në Kuvend, është shqyrtuar edhe në një debat publik në Kuvend, prej ku mund të themi lirshëm se kemi marrë lëvdata të shumta për cilësinë e ndryshimeve që janë synuar me këtë Kod."

Ndërkaq, hapi i tretë e ndër më sfiduesit në këtë drejtim sipas tij ishte përpilimi dhe dërgimi në Kuvend i Ligjit për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskim të pasurisë së fituar me vepër penale.  
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)