01 Maj 2024

Kërkohet arrestimi i personave qe shkaktojnë shperthimet

Mitrovicë, 12 gusht - Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës dhe përfaqësuesit e strukturave të sigurisë, vlerësuan të hënën në takimin e Komitetit për siguri publike, se situata në veri gjatë javës së fundit ka qenë e qetë, por jo edhe e qëndrueshme.

Në takimin e Komitetit  po ashtu u theksua se  probleme janë duke shkaktuar strukturat ilegale serbe dhe pjesëtarët e “Mbrojtjes civile”.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se përgjithësisht java ka qenë e qetë, me përjashtim të vikendit kur në veri ka pasur të shtëna dhe një shpërthim.

“Kërkojmë nga autoritetet e rendit që të marrin masa dhe të arrestojnë personat që janë duke i shkaktuar këto incidente”, tha ai.

Ndërsa, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se gjatë javës së fundit në veri ka pasur shumë probleme me zjarre.

Ai përmendi një rast në fshatin Koshtovë të Leposaviqit, ku nuk ka intervenuar askush dhe një rast tjetër në Kroin e Vitakut ku kanë intervenuar zjarrfikësit e veriut.

Ai ceku si shqetësim edhe të shtënat nëpër ahengje në veri dhe jug të qytetit. “Apelojmë të qytetarët që të festojnë të qetë dhe të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve”.

Si shenjë të mirë, Bala potencoi rritjen e numrit të qytetarëve serbë të veriut, të cilët frekuentojnë në jug të qytetit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)