05 Maj 2024

Kërkohet aplikimi më i madh i masave dhe dënimeve alternative

Prishtinë, 29 maj – Ministria e Drejtësisë - Shërbimi Sprovues i Kosovës, në përkrahje të UNDP-së, sot ka organizuar në Prishtinë një tryezë pune me temën “Rëndësia dhe mundësia e shqiptimit të dënimeve alternative”.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Daut Xhemajli tha se Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë mbështetjen e Shërbimit Sprovues duke u krijuar atyre kushte më të mira për ofrimin e shërbimeve sa  më cilësore në përmbushjen e detyrave të tyre, sidomos në drejtim të ri-socializimit dhe ri-integrimit të personave që kanë rënë ndesh me ligjin.

“Funksionimi dhe puna e Shërbimit Sprovues deri tani ka qenë e shumë anshme dhe nga kjo në radhë të parë kanë përfituar qytetarët dhe shteti i Kosovës, veç tjerash në kursimin e buxhetit, sepse në vend që një i dënuar të shpenzoj gjatë qëndrimit të tij në burg ai mbikëqyret dhe punon gjatë ekzekutimit të masave dhe dënimit në liri dhe krijon benefite për vete dhe familjen e tij” tha Xhemajli.

Në këtë tryezë pjesëmarrës ishin përfaqësuesit e gjykatave, prokurorive, Policisë së Kosovës, institucioneve tjera dhe organizatave të shoqërisë civile, të cilët diskutuan për rolin dhe rëndësinë e shqiptimit të masave dhe dënimeve alternative gjithmonë duke ju qasur dispozitave ligjore të cilat parashohin këto dënime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)