18 Janar 2025

Kërkohet angazhim për mbrojtjen e viktimave të dhunës

Prishtinë, 17 tetor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në konferencën “Drejtësi dhe rimëkëmbje për viktimat”, të cilën e ka organizuar nga Prokuroria e Shtetit.

Në kuadër të masave që janë ndërmarr për ndërtimin e një shteti të dinjitetshëm, presidenti Thaçi ka thënë se është edhe nxjerrja e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe më pas edhe krijimi i mekanizmave përkatës që janë të nevojshëm për zbatimin e këtij ligji.

“Në rrjedhë të synimeve dhe obligimeve kushtetuese dhe ligjore, shfrytëzojë rastin që në këtë konferencë, ku po fillon shënimi i javës për të drejtat e viktimave, të ftojë të gjitha autoritetet kompetente, që karshi obligimeve kushtetuese dhe ligjore të sigurojnë që viktimat e krimit të trajtohen me profesionalizëm, duke respektuar të drejtën në siguri, dinjitet, jetën private e familjare të tyre dhe duke njohur ndikimin negativ të krimit në viktimat e krimit”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai i ka ftuar të gjitha institucionet relevante që të bëjnë edhe më shumë për informimin e qytetarëve për të drejtën e tyre në kompensim.

“Ministria e Drejtësisë, institucionet shëndetësore dhe sociale, policia, prokuroria dhe gjykatat duhet të punojnë më shumë që këtë të drejtë ta njohin sa më shumë qytetarët dhe të bëjnë fushata vetëdijesimi dhe forma tjera të informimit publik, ku qytetarët do të kenë në dispozicion informatat e nevojshme lidhur me procedurat për realizimin e të drejtës për kompensim”, ka thënë ai.

Duke i kujtuar dhe mbrojtur, presidenti Thaçi ka thënë se ndihmojmë viktimat e krimit dhe si rrjedhojë duke krijuar dhe funksionalizuar të drejtën e kompensimit financiar të viktimave të veprave të dhunshme penale dhe të vartësve të tyre, do të ndihmojmë që Kosova të ndërtohet si shtet, ku dinjiteti i njeriut është vlerë e pacenueshme dhe është bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Pjesë e konferencës “Drejtësi dhe rimëkëmbje për viktimat”, e cila sivjet mban sloganin “1 javë vetëdijesim, 365 ditë shërbim”, ishin edhe Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, Prokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, si dhe përfaqësues të shumtë të institucioneve të drejtësisë nga niveli qendror dhe lokal.

 

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se diskutimi për viktimat e krimit përbën ndoshta njërën nga temat më të vështira dhe më të ndjeshme, duke e konsideruar edhe ndër detyrat urgjente të përgjegjësive.

“Përkushtimi për të kontribuar në krijimin sa më të mirë të kushteve politike, juridike dhe sociale që të do të mund të ofronin drejtësi për viktimat e krimit, e konsideroj edhe si njërën nga detyrat më urgjente dhe më sfiduese, gjatë angazhimit tim”, theksoi Ministrja Hoxha.

Gjatë fjalës së rastit, Ministrja Hoxha vuri theks në të drejtat e viktimës të cilat përbëjnë korpusin juridik të atyre të drejtave që sot gëzojnë statusin e të drejtave universale njerëzore dhe për shkak të rëndësisë që kanë këto të drejta, Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë përfshirë ato në boshtin e sistemit kushtetues dhe juridik.

“Struktura institucionale e një shteti modern demokratik ndërtohet mbi premisat e lirisë politike, autonomisë qytetare dhe barazisë individuale. Çfarëdo lloj sulmi mbi secilin individ të kësaj shoqërie dhe dhunim i të drejtave të tij, përbën edhe një atak të drejtpërdrejtë ndaj vlerave që formësojnë parimet e këtij rendi”, theksoi ministrja Hoxha.

Me këtë rast, Ministrja Hoxha vuri në pah rëndësinë e miratimit të bazës ligjore për këtë çështje.

“Miratimi i Kodit të Procedurës Penale, që parasheh edhe rastin e kompensimit të viktimave, si dhe Ligji për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit, përbëjnë vetëm disa nga nismat legjislative në përmbushjen e kësaj detyre. Me Kryeprokurorin jemi afër funksionalizimit të Komisionit për Kompensimin e viktimave me synim shqyrtimin e kërkesave konform ligjit”, theksoi ministrja Hoxha.

Rekomandimet që do të dalin nga kjo Konferencë, theksoi ministrja Dhurata Hoxha, së bashku me institucionet tjera, do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve dhe ofrimin e drejtësisë për viktimat e krimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)