27 Janar 2025

Kërkohen zgjidhje të qëndrueshme për të zhvendosurit

Prishtinë, 20 qershor - Me rastin e ditës botërore të refugjatëve, UNHCR, agjencia e OKB-së për refugjatët, theksoi se aktualisht në botë ka më shumë refugjatë dhe të zhvendosur, se kurdoherë më parë. Numri i refugjatëve, i azil kërkuesve, dhe i personave të zhvendosur brenda vendit ka kaluar 65.6 milion njerëz.

Raporti i ri i UNHCR-së Trendet Globale vë në pah se janë 65.6 milion njerëz të zhvendosur me forcë në fund të vitit 2016, rreth 300 mijë më shumë se në vitin e kaluar. Në këtë numër përfshihen 22.5 milion refugjatë, numri më i lartë deri më tani; 2.8 milion veta kanë bërë kërkesë për azil; kurse 40.3 milion janë persona të zhvendosur brenda vendit. Rritja e numrit të refugjatëve ka ndodhur më së shumti për shkak të luftës në Siri prej nga janë larguar 5.5 milion veta. 

“Ky është një numër i madh dhe i pa pranueshëm i të zhvendosurve dhe me zë më të lartë se kurdoherë flet për nevojën për solidarizim dhe qëllimit të përbashkët në parandalimin dhe zgjidhjen e krizave. Kjo, po ashtu flet edhe për kërkesën që, ta bëjmë të sigurtë se refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe azil kërkuesit kudo në botë të jenë të mbrojtur si duhet dhe që të kërkohen zgjidhje për ta,” tha Komisioneri i Lartë  i OKB-së për refugjatët Filippo Grandi. “Ne, duhet të bëjmë punë më të mirë për këta njerëz. Për botën në konflikt, ajo çfarë kërkohet është përkushtimi dhe kurajoja, e jo frika.”

Shefi i misionit të UNHCR-së në Kosovë, Narasimha Rao, me rastin e ditës botërore të refugjatëve, tha, se “ne kujtojmë gjendjen e vështirë të të gjithë atyre që ishin të shtrënguar të ikin për të shpëtuar jetën e tyre. Në Kosovë, ne, po punojmë së bashku me institucionet e Kosovës, shoqërinë civile dhe me të tjerë për të siguruar se të zhvendosurit që duan të kthehen në shtëpitë e tyre të mund ta bëjnë këtë me dinjitet dhe në gjendje sigurie të duhur”.

Shefi i misionit të UNHCR-së në Kosovë, Narasimha Rao, theksoi se “mbështetja e kthimit vullnetar e të zhvendosurve është përgjegjësi e të gjitha institucioneve të Kosovës”.

UNHCR vlerëson se janë mbi 16,000 persona të zhvendosur brenda në Kosovë. Po ashtu mbi 800 persona janë të zhvendosur në Malin e Zi dhe afro 600 në IRJ të Maqedonisë, të cilët janë duke pritur zgjidhje të qëndrueshme. UNHCR vlerëson se rreth 90,000 persona të zhvendosur në Serbi mbeten pa zgjidhje të qëndrueshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)