23 Dhjetor 2024

Kërkesë për paraburgim ndaj personit që sulmoi fizikisht babain e tij

Gjakovë, 16 shkurt –Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit F.K.,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafin.1.4 të KPRK-së.

Prokuroria njofton se, më 14.02.2022, në komunën e Malishevës, saktësisht ne shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri me dashje dhe me mjet të fortë, i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit, babait të tij N.K.  

Pas një mosmarrëveshje, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarin duke e  goditur dy herë në regjionin e shpinës me një bisht sëpate, kështu duke i shkaktuar të dëmtuarit  lëndime të lehta trupore, të përshkruara në raportin mjekësore të lëshuar nga QKMF Malishevë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.K.,  ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

I pandehuri,  me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 15 shkurt 2022.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)