18 Janar 2025

Kërkesa e Thaçit për zbardhjen e krimeve është parullë false

Prishtinë, 11 tetor - Nisma për Kosovën, konsideron se kërkesa e Hashim Thaçit për zbardhjen e të gjitha krimeve që janë kryer në Kosovë gjatë dhe pas luftës, është vetëm një parullë false përmes së cilës ai nuk ka për qëllim vënien e drejtësisë në vend, përkundrazi ky veprim i tij përbën një tentim për të zhvendosur vëmendjen e publikut nga aferat e shumta ku ai del të jetë i përfshirë, sidomos nga kjo e djeshmja me ish-guvernatorin Hashim Rexhepi.

\"Kërkojmë nga Prokuroria dhe Gjyqësia që ta hetojë me prioritet deklarimin e Hashim Rexhepit, i cila ka sjellë akuza të rënda ndaj një grupi kriminal në krye të cilit ai thotë të ketë qenë Hashim Thaçi, qëllimi i të cilit ishte përdorimi i milionave te Trustit të Kursimeve për interesa kriminale. Ky rast duhet të hetohet në mënyrë që të ndriçohet deri në fund\", thekson Nisma.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)