Kërcënojë bashkëshorten, dënohet gjashtë muaj burg
Mitrovicë, 2 dhjetor - Një gjyqtar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë- Departamenti i Përgjithshëm, pas shqyrtimit gjyqësor, të martën ka shpallur Aktgjykim dënues ndaj D.M, (mashkull) nga Komuna e Zveqanit, pasi ky i fundit është gjendur fajtor për kryerjen e veprës penale Kanosje nga neni 185 paragrafi. 1, dhe paragrafi. 2, të cilat vepra ishin kryer në vazhdim sipas nenit 81 të KPK-së, ndaj bashkëshortes K. M, ku i njëjti është dënuar me 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në arsyetimin e Aktgjykimit thuhet se në muajin gusht të vitit 2013 i dënuari me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të një të keqe serioze ka kanosur bashkëshorten, ketë rast të dëmtuarën K. M, për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me fëmijën e tyre ashtu që përmes mesazheve telefonike i kërcënohet se do ta nxjerrin gërklanin kur ta takojë dhe të njëjtën e ka fyer në vazhdimësi.
Po ashtu në arsyetimin e Aktgjykimit thuhet se edhe përkundër këtyre kërcënimeve, i akuzuari edhe në muajin mars të vitit 2014 e ka kërcënuar bashkëshorten- të dëmtuarën me privim nga jeta se do të mbysë, do të presë dhe do të varrosi.
Ai këto kërcënime i ka vazhduar edhe më tej përmes mesazheve telefonike se do ta ndjek të dëmtuarën deri sa të jetë e gjallë.