03 Maj 2024

Kërcënohet Policia e Kosovës

Prishtinë, 12 nëntor - Policia e Republikës së Kosovës ka marrë kërcënime nga një organizatë fantome, që veten e quan “Xhemati i Xhihadit”.

“Çdo informacion i cili pranohet në Policinë e Kosovës, qoftë përmes mediave të shkruara apo elektronike, Policia e Kosovës e merr në trajtim”, ka konfirmuar shkurtimisht për Radion Evropa e Lirë, Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Kërcënimi i dërguar përmes postës elektronike ka të bëjë me arrestimin e gjashtë personave, “nën dyshimet për terrorizëm”, e për të cilët kërkohet lirimi i menjëhershëm. 

Arrestimin e tyre policia e ka konfirmuar me datën 6 nëntor, në një komunikatë shtypi, duke thënë se arrestimet janë bërë “nën dyshimet për kontrabandim armësh dhe veprash të tjera penale”.

\"Një operacion policor i koduar Uragani është realizuar në dy rajone, atë të Prishtinës dhe Gjilanit, dhe janë arrestuar 6 persona si të dyshuar\".

\"Ky operacion policor është realizuar në bazë të urdhëresës së gjykatës Thelemore në Prishtinë, dhe për këtë divizioni për hetimin e krimeve, pas një hetimi disamujor të një grupi personash të dyshuar për kontrabandim me armë dhe vepra tjera penale, ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar\", ka thënë zoti Kelani për programin tonë.

Baki Kelani zëdhënës i policisë ka thënë se “Tani për tani, e tëra që mund të them është se informacionet dhe plani policor ka qenë i realizuar për dyshimin me kontrabandim me armë, dhe për këtë policia e Kosovës ka realizuar këtë operacion. është konfiskoj një sasi e konsiderueshme armësh: një snajper, një karabinë, një pushkë gjysmë-automatike, dy revole, dhe revole të modifikuar e poashtu një sasi municioni, një sasi parash të gatshme dhe automjete që dyshohet se janë përdorur nga të dyshuarit\".

Katër nga të dyshuarit janë nga Gjilani, kurse dy të tjerët nga Prishtina.

Në komunikatën e 6 nëntorit thuhet gjithashtu se “nga gjashtë të arrestuarit ekziston dyshimi i bazuar se dy prej tyre ndërlidhen edhe me rastin e sulmit fizik ndaj dy shtetaseve të SHBA-së të ndodhur me datën 3.11.2013 në  Prishtinë\".

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim për të arrestuarit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)