18 Janar 2025

Kërcënohet një gjyqtar nga një i akuzuar

Prishtinë, 15 prill - Dje në seancën publike të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë është kërcnuar një gjyqtar nga një i akuzuar.

Në fakt nuk është kjo hera e parë që kërconhen gjyqtarët por kjo ndoshta është hera e parë në seancë publike dhe haptazi po bëhet një gjë e tillë. Sigurine  e pamjaftueshme që e kanë gjyqtarët, mospërkrahjen e duhur institucionale dhe kushtet jo të volitshme për punë si duket janë vërejtur edhe nga të akuzuarit ku tani përmes kërcnimeve tentojnë të ndikojnë në paanshmërinë e gjyqtarëve.

Por Gjyqtarët asnjëhere nuk do të bien pre e provokimeve, kërcnimeve dhe shantazheve të ndryshme politike, pavarsishtë vështirësive që kanë në kryerjen e detyrës ata gjithmonë do ta ruajnë paanshmërinë. Mbesim me shpresë që me ndihmen e organeve dhe institucioneve relevantese të gjitha pengesat që po  paraqiten për gjyqtarët do të eliminohen  sa  më shpejt dhe në këtë mënyre ti ndihmojnë ata qa të jenë më efikas dhe më të lirë në kryerjen e detyrave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)