Kërcënohet me bombë Ambasada e Zvicrës në Prishtinë
Prishtinë, 22 shtator - Ambasada e Zvicrës në Prishtinë është kërcënuar me një bombë. Ndërsa vetë ambasada pasi është kërcënuar ka bërë denoncimin në Policinë e Kosovës.
Policia ka nisur menjëherë punën për të identifikuar dhe arrestuar kërcënuesin, shkruan Orainfo. Muhamet Maçastena nga fshati Dumosh i Podujevës mësohet se ka qenë personi që ka kërcënuar ambasadën.
Polica ka nisur menjëherë aksionin për arrestimin e tij, por ai i është përgjigjur policisë duke qëlluar me armë zjarri.
Megjithatë policia ka bërë të mundur që ai të dorëzohej dhe pas arrestimit, në shtëpinë e tij është gjetur një automatik AK 47.