Kërcënimet ndaj prokurorëve të pa tolerueshm
Prishtinë, 7 prill - Këshilli Prokurorial i Kosovës shpreh shqetësimin lidhur me kërcënimin që i është bërë prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Mehdi Sefa, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare.
\"Për ne si Këshill, aktet e tilla të kërcënimeve ndaj prokurorëve, janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht.\"
\"Ne qëndrojmë fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështesim ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojmë në përmbushjen e misionit të tyre\", thekosn KPK.
Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë.