15 Maj 2024

Kelmendi u arrestua në bazë të urdhrit të një prokuror të EULEX-it

Prishtinë, 8 maj - EULEX-i i përgëzon veprimet e Policisë së Kosovës në përgjigje të Njoftimit të Kuq të Interpolit duke e arrestuar Naser Kelmendin, i cili kishte ikur dhe po fshihej nga autoritetet e drejtësisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, ku ai akuzohet për tentim-vrasje si dhe për shitjen dhe shpërndarjen e substancave narkotike të paligjshme në Amerikën Jugore, Turqi, Serbi, Kroaci dhe shtete tjera të Evropës Perëndimore.

Njoftimi i Kuq i Interpolit është kërkesë zyrtare për kryerjen e arrestimit të personave të dyshuar të cilët gjenden jashtë juridiksionit ku ata janë të akuzuar për ndonjë krim. Policia e Kosovës ka vepruar në mënyrë profesionale dhe kompetente për sigurimin e këtij arrestimi, të cilin e kanë kryer në një operacion pa ndihmën e EULEX-it.

Legjislacioni i Kosovës ka lejuar që Kelmendi të qëndrojë në mbajtje për 48 orë.

Në bazë të legjislacionit të Kosovës, shtetasit e Kosovës nuk mund të qëndrojnë në paraburgim me qëllim të ekstradimit nëse nuk ekziston një marrëveshje ndërkombëtare për këtë çështje.

Meqenëse Kosova nuk e ka një marrëveshje të tillë me Bosnjën, ai është dashur të lirohet pas afatit kohor prej 48 orëve.

Pas lirimit nga paraburgimi, Naser Kelmendi u arrestua në bazë të urdhrit të lëshuar nga një prokuror i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), i cili dje kishte filluar një hetim për këtë rast, në bazë të njëjtave vepra për të cilat ai qe akuzuar në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Për këtë rast do të caktohet një prokuror vendas i PSRK-së që t’i kryej hetimet në një ekip të përbashkët me një prokuror të EULEX-it.

Ky rast është në juridiksionin ekskluziv të PSRK-së, meqë i dyshuari është duke u hetuar, mes tjerash, edhe për krim të organizuar. 

Stafi i EULEX-it në Ministrinë e Drejtësisë mund t’i lehtësojnë kontaktet ndërmjet aktorëve përkatës.

Mirëpo, duke qenë se EULEX-i vepron në bazë të legjislacionit të Kosovës, ai nuk e ka mandatin që ta bëjë ekstradimin e ndonjë qytetari të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)