Kelmendi: Në veri nuk zbatohet asnjë ligj i miratuar në Kuvend
Prishtinë, 25 shtator - Ramadan Kelmendi, kryetar i degës se LDD-së në Mitrovicë, gjatë një takimi me gazetarët ka deklaruar se, Kushtetuta e Republikës se Kosovës,ligjet e miratuara ne Kuvend nuk zbatohen ne asnjë rast ne veri.
Ne veri nuk është arritur te ndalet krimi i organizuar,kontrabanda.
Institucionet qendrore dhe lokale,me problemin e Mitrovicës merren vetëm gjate fushatës zgjedhore. Spastrimi etnik i Kosovës veriore është ne fazën përfundimtare nga atje, me dhune dhe mos mbrojtje institucionale janë dëbuar 23,820 qytetar shqiptar, janë uzurpuar 714 banesa te shqiptareve dhe janë ndërtuar 14 soliter për serbet,me lejen e disa qeveritareve.
Kelmendi ka theksuar se pas çdo incidenti ne Mitrovicë zyrtaret lokal dhe qendror deklarojnë se situata është e qete,nen kontroll,nuk ka nevojë për panik por mjerisht gjendja ne veri është e pandryshuar.
Edhe pas 11 vitesh,Mitrovica,territori,popullata përtej lumit Iber nuk trajtohen nga qeveria e koalicionit pjese integrale e republikës se Kosovës. Mitrovicasit kërkojnë paprekshmërinë e pakos se Ahtisarit ne bisedimet e ardhshme. LDD angazhohet dhe vepron ne ruajtjen e integritetit territorial,juridik,politik,ekonomik,te jashtëm dhe te brendshëm te Republikës se Kosovës.
Në emër të qytetarëve të Mitrovicës, kryetari i Degës së LDD-së Ramadan Kelmendi kërkoi nga përfaqësuesit shtetëror të mos punohet prapa shpinës, gjate bisedimeve te ardhshme shqiptaro-serbe.