KE miraton raportin për liberalizimin e vizave me Kosovën
Prishtinë, 18 dhjetor - Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Twitter, se Komisioni Evropian ka miratuar "raportin për Kosovën, mbi liberalizimin e vizave".
"Sot Komisioni Evropian ka miratuar raportet për përparimin mbi liberalizimin e vizave për Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Kosovën", ka thënë Maja Kocijançiç.
Ndryshe Komisioneri Avramopulos mban konferencë për shtyp për publikimin e raportit të tretë të Komisionit Evropian për progresin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. (Qendra Informative dhe Kulturore në Prishtinë, ora 15:00)