16 Janar 2025

KDI publikon vlerësimin e Sistemit të Integritetit Kombëtar

Prishtinë, 5 nëntor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), anëtar i Transparency International, do të publikojë raportin e hulumtimit mbi vlerësimin e Sistemit të Integritetit Kombëtar (SIK). KDI ju fton që të merrni pjesë në këtë konferencë.
 
Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është vlerësimi i efektivitetit të institucioneve të Kosovës në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit si dhe në nxitjen e transparencës dhe integritetit.

Raporti që do të promovohet përbën një analizë të 15 shtyllave që mbulojnë institucionet politike, institucionet e drejtësisë, institucionet e pavarura dhe institucionet jo-qeveritare.

Njëkohësisht raporti do të ofrojë rekomandime të shumta dhe të detajuara në mënyrë që të përmirësohet efikasiteti i institucioneve dhe shoqërisë në tërësi për të zvogëluar korrupsionin dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.
 
Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve publike dhe ndërkombëtare. Për më shumë detaje më poshtë gjeni agjendën e kësaj konference.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)