KDI prezanton rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit
Prishtinë, 25 janar - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon konferencën për media, ku do të prezantohen rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 nga Transparency International.
Transparency International vlerësimin dhe rankimin e shteteve e bazon në raportet kredibile të organizatave ndërkombëtare si Freedom House, World Bank, Bertelsmann Foundation, World Justice Project ROLI, Global Insight dhe Varieties of Democracy. Indeksi shfrytëzon sistemin e vlerësimit prej 100 shkallësh në të cilin vlerësimi maksimal do të thotë ‘vend i pastër nga korrupsioni’ kurse vlerësimi prej zero pikë do të thotë ‘vend shumë i korruptuar’.
Si është renditur Kosova në Indeksin Global të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021?
Sa pikë ka marrë Kosova dhe si krahasohet me vendet tjera në rajon?
A ka shënuar progres apo regres Kosova në luftimin e korrupsionit?
Këto dhe shumë informacione tjera KDI do t’i prezantojë gjatë konferencës për media.