KDI lanson hulumtimin Iniciativa për Integritet Gjyqësor'
Prishtinë, 4 prill - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), do të organizojë sot lansimin e hulumtimit Iniciativa për Integritet Gjyqësor.
Qëllimi i këtij hulumtimi është që tu ofrojë mundësinë akterëve kryesor të sistemit të drejtësisë në Kosovë, që në mënyrë anonime të ndajnë shqetësimet rreth llojeve të sjelljeve korruptive dhe rrethanave në të cilat ato shfaqen.
Hulumtimi është pjesë e programit Kërko Drejtësi që financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe zbatohet nga NCSC.
Me këtë rast pjesëmarrësve do ti drejtohen me nga një fjalë rasti: Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kryetari i Këshillit Prokurorial dhe Kryetari i Odës së Avokatëve.