28 Prill 2024

KDI kërkon ndryshimin e qasjes së Qeverisë në luftimin e korrupsionit

Prishtine, 8 shkurt - Instituti Demokratik i Kosovë (KDI) Transparency International Kosova (TIK) ka mbajtur konferencë për media për të prezantuar vlerësimin për strategjinë dhe planin e veprimit kundër korrupsionit 2013-2017.

Vërejtje i janë të gjitha institucioneve përgjegjëse lidhur me qasjen e tyre ndaj fenomenit të korrupsionit.

Merita Mustafa, Menaxhere e Programit Kundër-korrupsion , theksoi se deri më tani institucionet e Kosovës nuk kanë dëshmuar se janë në gjendje të përgatitin një dokument strategjik dhe plan efikas të veprimit, i cili do të ishte i realizueshëm dhe do të jepte rezultate të dukshme në luftën kundër korrupsionit.

Ajo sqaroi se versioni aktual i strategjisë dhe planit kundër korrupsion i ofruar Kuvendit të Kosovës, nuk adreson problemet themelore të cilat e pengojnë luftimin korrupsionit.

Për më shumë, i ngjan një dokumenti i cili do t’i kënaqte vetëm kërkesat formale sa për të pasur një strategji .

 
Tutje, Mustafa theksoi se Qeveria e Kosovës, si miratuese e strategjisë kundër korrupsion duke marr përsipër autorësinë e këtij dokumenti në raport me Kuvendin, përmes këtij dokumenti ka dëshmuar edhe njëherë se nuk është e interesuar apo nuk di t’i qaset luftës kundër korrupsionit.

Edhe pse i kthyer nga Kuvendi, ky dokument përsëri nuk i ka adresuar vërrejtjet të cilat Kuvendi i ka bërë në prill të vitit të kaluar. Ndërkaq, mungesa e vullnetit të Qeverisë për të iu qasur drejtë dhe seriozisht problemit të te korrupsionit, u konfirmua edhe nga mos pjesëmarrja e anëtarëve të Qeverisë në seancën e fundit që shqyrtoj këtë strategji.

 

Strategjia dhe plani i veprimit aktual do të mund eventualisht të japin efekte në korrupsionin e nivelit të ulët dhe çështjeve që lidhen me ryshfetin, mirëpo, asnjëherë nuk do të mund të sulmojnë korrupsionin e nivelit të lartë, që është problemi kryesor tek ne.

Po ashtu, në këtë dokument fare pak trajtohet korrupsioni në sektorin e prokurimit publik dhe në procesin e privatizimit, e që jemi të vetëdijshëm se janë pikërisht këto dy sektorë të cilat janë burim kryesor i korrupsionit.

 

KDI shpreh zhgënjimin e saj për qasjen e Qeverisë dhe për disa prej zërave të deputetëve të cilët vijnë nga kjo e fundit. Ata po tregohen të papërgjegjshëm duke e parë luftën kundër korrupsionit si një obligim dhe kërkesë nga Komisioni Evropian,dhe jo si një obligim ndaj qytetarëve të vendit.

“Ne si KDI mendojmë se korrupsionin nuk duhet ta luftojmë për shkak të ndërkombëtarëve, e as vetëm për të arritur liberalizimin e vizave, por për shkak të ndërtimit të shtetit të së drejtës”, tha Merita Mustafa.

 

Në anën tjetër Isuf Zejna, hulumtues në KDI, theksoi se qasja e institucioneve të Kosovës në raport me luftën kundër kurrupsionit duhet të ndryshoj, pasi forma aktuale nuk ka dhënë rezultatet e duhura.

Ne konsiderojmë se bartëse e luftës së korrupsionit nuk mund të jetë Agjencioni kundër Korrupsion, pasi që i njëjti është agjension ekzekutiv dhe nuk ka kompetencat e duhura për të kryer këtë mision. KDI kërkon që për këtë dukuri e cila ka prekur të gjitha instancat e qeverisjes në vend, të merren masa speciale si në vijim:

Të fuqizohen institucionet e hetuesisë në kuadër të policisë;
Të krijohen departamente speciale për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në kuadër te prokurorisë;
Të themelohen departamente  të veçanta  të cilat  do të specializoheshin  për të trajtuar rastet e krimeve të cilat lidhen me veprat korruptive në kuadër të Gjykatave.

Konsiderojmë se të tilla kuadro i mungojnë gjyqësorit vendor.

Po ashtu, Zejna pohoj se është e nevojshme që të rritet numri i prokurorëve dhe gjyqtarëve të cilët do të merren ekskluzivisht me këto raste të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërkaq, për të bërë këtë është e nevojshme që Gjyqësorit vendor t’i sigurohen masat e mbrojtjes dhe ekspertët e duhur të cilët do të ishin të gatshëm të hetonin rastet e krimeve financiare, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Me këtë rast, Instituti Demokratik i Kosovës, i kërkon Kuvendit që t’i bëjë një vlerësim të përgjithshëm Agjencionit Kundër Korrupsion dhe efekteve që ka dhënë në luftën kundër korrupsionit, si dhe efektin që ka pasur strategjia e kaluar në luftimin e korrupsionit.

Përkitazi, Kuvendi të pajtohet se qasja aktuale në luftën kundër korrupsionit nuk ka qenë efikase dhe e duhur, dhe se duhet bërë ndryshime sistematike për të fuqizuar gjyqësorin dhe prokurorinë në këtë drejtim.

 

Përveç kësaj, KDI vlerëson se AKK, ka mision mjaft të zgjeruar në luftën kundër korrupsionit, mirëpo nuk i ka edhe instrumentet e duhura për t’i përmbushur këto përgjegjësi.

Kjo për shkakun se Agjencioni nuk mund të bëjë punën e prokurorisë. Për të mos pasur dyfishim dhe përzierje të këtyre përgjegjësive agjencionit do të duhej t’i liheshin kompetenca në deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë dhe verifikimi i tyre, edukimi i publikut, dhe parandalimi i veprave korruptive.

 

Kohët e fundit, Qeverisë dhe Kuvendit te Kosovës i është testuar edhe njëherë vullneti për ta luftuar korrupsionin me një prej ligjeve  më të rëndësishme për luftimin e këtij fenomeni, e që është ligji për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

Megjithëse ky draftligj ka kaluar në lexim të parë nga ana e Kuvendit , me përmbajtjen aktuale, ai nuk i ofron gjyqësorit kosovarë instrumentet  dhe mundësitë e duhura që  ta bëjë konfiskimin e pasurisë së paligjshme në mënyrë efektive.

Drafti aktual nuk ka as efekt prapaveprues dhe praktikisht do t’i fal të gjithë ata  që janë korruptuar para viti 2013. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)