Katërmbëdhjetëvjeçari shkel me traktor babain
Suharekë, 12 janar - Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenti ka bërë te ditur se dje rreth orës 14:50 minuta, një çun katërmbëdhjetë vjeç përderisa po e drejtonte një traktor të llojit Internacional 633 nga drejtimi i Malishevës për Duhël, tek kyçja e Lagjes së Bajraktarëve e ka humbur kontrollin ndaj mjetit duke e goditur një shtyllë e më pas është përmbysur.
Lëndime trupore ka pësuar prindi i fëmijës i cili ka qenë në cilësi të pasagjerit.
Ndërkaq, sipas mjekëve të Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë, thuhet se viktima nga kalimtar rasti kishte arritur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetues të trafikut rajonal me eprorë përgjegjës dhe prokurori i shtetit. Trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi.