Katër zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës pritet të arrestohen
Prishtinë, 12 prill - Katër zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës pritet të arrestohen për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës zyrtare. Burime të Gazetës Express njoftojnë se ndër të implikuarit bëjnë pjesë edhe ministra.
Burime pranë Prokurorisë Speciale të Kosovës, kanë thënë për këtë gazete se ky mekanizëm që përbëhet nga prokurorë europianë dhe kosovarë, është në përfundim e sipër të procedurave të nevojshme ligjore para lëshimit të fletarrestimeve për këta zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.
Ne presim që ditëve të ardhshme të arrestohen këta zyrtarë, ka thënë një prokuror ndërkombëtar për Express, të mërkurën.