Katër qytetarë nga Shqipëria sulmojnë Policinë e Kosovës në kufi
Qafë Prussh, 10 mars - Katër burra nga Shqipëria, hipur mbi një makinë me targa shqiptare kanë tentuar të futen në kufirin me Kosovën por janë ndeshur me kontrollin e autoriteteve të shtetit fqinjë dhe i kanë refuzuar dhunshëm.
Korrespondenti i noa.al raporton se ngjarja ka ndodhur dje në orën 10.30 në pikën e kalimit kufitar të Qafë Prusshit në kufi mes dy shteteve të një kombi.
Policia konfirmoi zyrtarisht lajmin dhe tha se nën akuzën sulm ndaj personit zyrtar, janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Republikës së Shqipërisë.
Policia sqaroi se katër burrat fillimisht nuk kanë përfillur urdhrat e punonjësve të policisë lidhur me kontrollin e veturës me të cilën të dyshuarit po udhëtonin e më pas i kanë sulmuar fizikisht pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.