02 Maj 2024

Kastrati vlerëson menaxhimin e situatës së djeshme në veri

Prishtinë, 29 mars - Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës e kanë vlerësuar menaxhimin e mirë të situatës së djeshme nga ana e Policisë së EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, pas bllokimit të gjykatave nga ana e qytetarëve serbë.

Për këtë u bisedua të premten në takimin e Komitetit të Sigurisë, ku u theksua se situata e sigurisë përkundër provokimeve të grupeve serbe është e qetë.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se në përgjithësi situata është e qetë dhe për këtë duhet të përgëzohen strukturat e sigurisë dhe vetë qytetarët.

“Mendoj se koordinimi i mirë i institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë dhe vetë qytetarëve është mënyra më e mirë për ruajtjen e një situate të qetë”.

Në këtë kontekst, ai përmendi edhe protestën e paralajmëruar për të shtunën në Mitrovicë nga “Vetëvendosja”.

“Të gjithë duhet të jenë të përgjegjshëm karshi situatës në veri. Qytetarët duhet të kenë besim në institucionet e Republikës së Kosovës”.

Ndërsa, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se organet e sigurisë dje kanë bërë një punë që duhet të vlerësohet nga të gjithë.

“Organet e sigurisë do të duhej që kështu të ishin të vendosura dhe efikase çdo ditë në veri”.

Në këtë takim, Bala ripërsëriti kërkesën drejtuar institucioneve të sigurisë që të konfiskojnë alarmin që po keqpërdoret nga strukturat ilegale serbe në veri të qytetit.

“Alarmi kontrollohet dhe keqpërdoret nga grupet ilegale serbe, të cilat e përdorin atë për t’i ftuar qytetarët sa herë që duan të bëjnë incidente në veri”,           
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)