Kastrati: Ushtria nuk mund të bëhet me ndryshimin e ligjit
Prishtinë, 18 shtator - Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se Kosova ka humbur rastin historik që në legjislaturën e kaluar nuk mundi ta përmbyllte transformimin e FSK-së në FAK.
Ai ka thënë se ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.
Ai ka bërë ëme dije se me ndryshimin e Ligjit për FSK-në mund të bëhet vetëm fuqizimi i kësaj force në disa aspekte, por jo ti ndërrohet edhe misioni.
Kastrati ka shprehur pesimizëm se transformimi i FSK-së mund të bëhet në këtë legjislaturë për faktin se, sipas tij, Kosova e ka humbur rastin historik që në legjislaturën e kaluar ta përmbyllte këtë proces.
Partitë politike duhet të ulen e të bëjnë një kompromis për të kaluar këto ndryshime kushtetuese në Kuvendin e Kosovës, ka thënë Kastrati në një intervistë për gazetën Epoka e re.
Ai ka sugjeruar që Kosova të mos humbas kohë, por FSK të ecë papara me avancimi e pajisjeve, armatimit dhe trajnimeve të tjera derisa të ndodhë transformimi i paraparë.