15 Janar 2025

Kastrati: Ushtria dhe Gjykata Speciale të votohen në pako

Prishtinë, 21 maj - Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka thënë se Kosova nuk duhet të bëjë kurrfarë kompromisi për krijimin e Forcave të Armatosura.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se Kosova duhet t’i ikë kushtëzimit të Listës Serbe nëse kërkon që brenda FAK-ut të krijohet një njësit i veçantë i serbëve në veri.

Kastrati ka porositur që amendamentet kushtetuese për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe amendamenti për Gjykatën Speciale të votohen në të njëjtën ditë.

“Nëse duhet të shkojë Gjykata Speciale, pse mos të shkojë edhe Ushtria e Kosovës?! Kushtetuta nuk ndryshohet çdo ditë”, ka deklaruar Kastrati, duke i sugjeruar edhe Listës Serbe të votojë në favor të FAK-ut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)