Kastrati priti një delegacion amerikanë të EUCOM-it
Prishtinë, 29 korrik - Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) gjenerallejtënant Kadri Kastrati, së bashku me komandantin e Komandës së Forcave Tokësore (KFT) gjeneralmajor Rrahman Rama dhe gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i Drejtorisë për Operacione në Ministrinë e FSK-së, pritën sot, në një takim zyrtarë, një delegacion të oficerëve të lartë amerikanë të EUCOM-it, (Komanda Amerikane për Evropë) të prirë nga kundëradmirali Patrick Piercey, zëvendës i Departamentit për Politika dhe Plane në EUCOM dhe kundëradmirali Marc Dalton, me bashkëpunëtorë.
Qëllimi i takimit të sotëm ishte vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet EUCOM-it dhe FSK-së, dhe takim njohës me zëvendësin e kundëradmiralit Patrick Piercey, kundëradmiralin Marc Dalton.
Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati falënderoi delegacionin e EUCOM-it, për përkrahjen e vazhdueshme amerikane për FSK-në, në avancimin e mëtejshëm dhe bashkëpunimin e mirë që ka me FSK-në. Ai, gjithashtu e njoftoi delegacionin e EUCOM-it edhe me të arriturat e përgjithshme dhe zhvillimet e reja të FSK-së.
Në fund, gjeneral Kastrati falënderoi kundëradmiralin Patrick Piercey, për bashkëpunimin e mirë të deritashëm si dhe theksoi se këtë bashkëpunim do ta vazhdojë edhe me kundëradmiralin Marc Dalton.
Në fund, kundëradmirali Patrick Piercey e ka falënderuar komandantin e FSK-së, gjeneral Kastratin për bashkëpunimin e deritanishëm të EUCOM-it dhe FSK-së.