Kastrati priti gjeneralmajor Jeremy Rowan nga Mbretëria e Bashkuar
Prishtinë, 29 nëntor - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Kadri Kastrati, ka pritë sot, në ambientet e ministrisë për FSK-së, në një takim zyrtar, gjeneralmajorin Jeremy Rowan, asistent Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Ushtrisë së Mbretërinë e Bashkuar, për Çështje mjekësore.
Gjeneral Kastrati, fillimisht e ka falënderuar Britaninë e Madhe për ndihmën e vazhdueshme profesionale që po japin për FSK-në, dhe më pastaj e ka njoftuar për arritjet e përgjithshme në të gjitha drejtimet, sidomos për plotësimin e Kapaciteteve Operacionale, trajnimet brenda dhe jashtë vendit, bashkëpunimin rajonal,etj. Gjatë takimit të sotëm gjeneral Kastrati bisedoi edhe rreth vazhdimit të bashkëpunimit në sektorin e mjekësisë të FSK-së.
Gjeneralmajori Jeremy Rowan, ka shprehur gatishmerinë për mbështetje në hartimin e politikave për çështje mjekësore dhe strategjisë mjekësore të ministrisë për FSK. Gjenerali Rovan premtoi bashkëpunim edhe në të ardhmen për FSK-në dhe në veçanti edhe në sektorin e mjekësisë.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe drejtori Drejtorisë për Operacione gjeneralbrigade Zymer Halimi dhe kolonel Xhevdet Tahiraj, drejtor i Departamentit të Mjekësisë në MFSK
Më pastaj, gjeneralmajori Jeremy Rowan, i shoqëruar nga zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT) gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, Komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) kolonel Shaip Haziri, zëvendës komandanti i BMO-së, kolonel Muharrem Rrahmani dhe kolonel Xhevdet Tahiraj përcollën ushtrimin e pjesëtarëve të Task-Forcës, në Kërkim-Shpëtim të cilët demostrimin aftësitë e tyre, pas një incident të inskenuar, (pas një trajnimi gjashtë javorë për paramedikë, të mbajtur nga instruktorët e Mbretërisë së Bashkuar).
Pas përfundimit të demonstrimit, gjenerali Jeremy Rowan u shpreh i impresionuar me përgatitjet e nënoficerëve. Në fund, gjenerali Rowan, u interesuar të dinë më shumë për ecurinë e trajnimit, pritjet e tyre dhe zbatimin e tyre në praktikë. Gjithashtu u interesua të dijë më shumë rreth planifikimet, për të ardhmen dhe mundësinë e ndihmës dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen nga instruktoret e Mbretërisë së Bashkuar.