Kastrati priti fëmijët e SOS Fshatit
Prishtinë, 13 shkurt - Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Kadri Kastrati, së bashku me stafin e tij, pritën 50 fëmijë të SOS-Fshatit nga Prishtina, të grupmoshave gjashtë vjeçare ( lindur me Pavarësinë e Shtetit të Kosovës) në ambientet e FSK-së.
Gjeneral Kastrati pasi i përshëndeti fëmijët dhe arsimtarët, shtoi se sot, jam njeriu më i priveligjuar dhe më i lumtur, për këtë vit, që i pres fëmijët e moshës së krijimit të Shtetit të Kosovësku më pas i njoftoi me aktivitetin e ushtarëve, shkollimin dhe punët e tjera që i kryejnë pjesëtarët e FSK-së.
A është vështirë me u bë ushtarë, me çka merren ushtarët, ishin shumë nga pyetjet e fëmijëve, që ia drejtuan Komandantit. Shumica e tyre, në pyetjen e Komandantit, se çka do të bëheni kurrë të rriteni, shprehën dëshirën për tu bërë ushtarë të Kosovës.
Në fund, fëmijët u shprehen të lumtur për vizitën e tyre në FSK, dhe këtë gëzim e shprehën me këndimin e këngëve: Xhamadani Vija-Vija dhe Himni i Flamurit.