Kastrati po merr pjesë në konferencën Karta e Adriatikut në
Budvë, 11 qershor - Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati i shoqëruar nga Komandat i Gardës Kombëtare të Ajoves (SHBA), gjeneralmajori Timoty Orr po merë pjesë në Konferencën e 18-të të Shefave të Mbrojtës të Vendeve nënshkruese të Kartës së Adriatikut (A5) dhe SHBA-s, e cila po mbahet në Budvë të Malit të Zi, nga data 10-12 qershor.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati po merr pjesë për herë të dytë në këtë konferencë vjetore, në cilësinë e të ftuarit special.
Në konferencën e shefave të Mbrojtës të vendeve nënshkruese të Kartës së Adriatikut, po marrin pjesë: Shefi i Mbrojtës të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, dhe në cilësinë e vëzhgueseve shefat e Mbrojtës të Sllovenisë dhe Serbisë si dhe përfaqësues nga Komanda Amerikane për Evropë (EUCOM), Armata Amerikane për Evropë (USAREUR), Komanda e Bashkuar e NATO-s, në Napoli, Komandanti i KFOR-it, përfaqësuesi i Gardës Kombëtare të SHBA-s, si dhe komandantët e gardave kombëtare partnere me vendet përkatëse të rajonit, të Minesotes, Vermontit dhe Kolorados.
Tema e Konferencës së 18- të, të vendeve nënshkruese të Kartës së Adriatikut dhe SHBA-s është Mbajtja e Interoperabilitetit Përmes Partneritetit Regjional".