05 Maj 2024

Kastrati përsërit kërkesën për largimin e barrikadave

Mitrovicë, 13 korrik - Gjendja e sigurisë në Mitrovicë në dy javët e fundit ka qenë e qetë, përderisa problem sërish mbeten barrikadat në rrugët e veriut.

Kështu u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, theksoi se javëve të fundit situata ka qenë e qetë, por vazhdon të jetë e brishtë.

Ai përmendi dhe vizitën e gjeneralit Drew-s komunës se Mitrovicës dhe tha se vizitat e gjeneralit Drew-s do të jenë më të shpeshta duke dalur në terren për të vizituar banor shqiptar dhe serb të asaj ane.

Po ashtu ai kërkoi një prezence më të shtuar të forcave të sigurisë në Lagjen e Boshnjakëve dhe Kodra e Minatorëve pas vizitës që bëri atje me ambasadorin Norvegjez.

Në anën tjetër, ai përmendi si problem barrikadat që kanë mbetur në rrugët e veriut.

Ai theksoi se ato janë duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe duke e vështirësuar jetën e tyre. “Strukturat e sigurisë, sidomos KFOR-i duhet të veproj dhe t’i largoj barrikadat”.

Ndërsa, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se shqetësimet e njëpasnjeshme po ndodhin si në jug edhe në veri të qytetit ku theksoi një përleshje që ndodhi të shtunën e kaluar mes bandave ku ka pas edhe te lënduar ne mesin e tyre.

Një tjetër tentim djegje të një makine ndodhi të hënën në mëngjes-theksoi z.Bala ku nuk ka pas të lënduar.Gjithashtu shqetësuese po mbesin edhe të shtënat me armë zjarri si në veri dhe në jug të Mitrovicës në dasma dhe ahengje tha ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)