27 Prill 2024

Kastrati njoftoi Jahjagen për aktivitetet e FSK në Ditën e Pavarësisë

Prishtinë,12  shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, i cili shoqërohej edhe nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Rrahman Rama, si dhe inspektori i përgjithshëm i FSK-së, gjeneral brigade Bashkim Jashari.

Presidentja Jahjaga dhe komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati, biseduan për përgatitjet që po bëhen për shënimin e 5 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe për angazhimin e FSK-së në aktivitetet për këtë ditë.

Gjenerali Kastrati e njoftoi Presidenten Jahjaga për aktivitetet që FSK po organizon për Ditën e Pavarësisë dhe për paraqitjen e kësaj force në manifestime.

Presidentja Jahjaga theksoi se përvjetori i pestë i shpalljes së pavarësisë ka një domethënie të madhe dhe shënon edhe ndërtimin e shtetit të pavarur të Kosovës si një shtet të ndërtuar mbi vlerat evropiane.

Ajo tha se shënimi i këtij përvjetori duhet ta prezantojë shtetin në mënyrë dinjitoze. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)