15 Janar 2025

Kastrati ia dorëzon detyrën Ramës

Prishtinë, 18 mars - Gjenerallejtënant Kadri Kastrati ia ka dorëzuar sot detyrën e komandantit të FSK-së, gjeneralmajorit Rrahman Rama, gjatë një ceremonie të mbajtur në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Me këtë rast presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, ka vlerësuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është institucioni më i besueshëm në vend.

Ajo gjatë ceremonisë së dorëzim-pranimit të komandantit të FSK-së, nga gjenerallejtënant Kadri Kastrati tek gjeneralmajor Rrahman Rama, ka thënë se kjo forcë po është duke shkuar drejt krijimit të një ushtrie e cila ka aspirata për t’u anëtarësuar në NATO.

“Një institucion që gëzon besimin më të madh në mesin tonë dhe punon në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. Unë besoj fuqishëm që do të vazhdoni ta thelloni këtë besim, për të qenë kontribuuese e sigurisë kolektive”, ka thënë Jahjaga. 


"Jam e nderuar që sot jam në mesin tuaj. Fillimisht për t’iu përgëzuar juve, ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, si dhe paraardhësit tuaj, për punën e palodhshme që keni bërë për ngritjen e këtij institucioni qenësor për të ardhmen e Republikës së Kosovës", ka theksaur ajo.

Sipas saj Ndërtimi i çdo institucioni në Kosovën e pasluftës ka qenë sfidues, po aq sa ishte edhe rrugëtimi i qytetarëve tanë për të realizuar ëndrrën e gjeneratave të tëra për të ndërtuar një Kosovë që frymon lirshëm, sovrane dhe të pavarur.

"Këtyre sfidave që na dolën përpara: si institucione dhe shoqëri, ju përgjigjëm me optimizëm. Bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë, i krijuam kushtet ta shpallim Kosovën shtet të pavarur, të njohur e të pranuar sot në botë, me aspiratën e qartë për t’u bërë anëtare e OKB-së, NATO-s dhe BE-së", ka thene ajo.

Sipas saj e ngritëm kredibilitetin e shtetit tonë si një faktor konstruktiv në forumet rajonale e ndërkombëtare. Morëm vendime të rëndësishme, shtrimë dorën e bashkëpunimit edhe atëherë kur nuk ishte aspak e lehtë. Dhe këtë e bëmë me një qëllim – që Kosovën e lirë, sovrane dhe të pavarur, ta bëjmë të qëndrueshme, të palëkundur dhe të konsoliduar plotësisht.

"Në këtë përpjekje ndonjëherë testuam edhe demokracinë tonë, po aq sa edhe durimin e qytetarëve tanë, duke e zgjatur ende procesin e tranzicionit të vendit, por njëkohësisht duke u pjekur në sistemin e ri të vlerave, atë të demokracisë. E kaluam një rrugë të gjatë, por akoma më shumë ka mbetur dhe qytetari ynë me të drejtë po kërkon një jetë më të dinjitetshme dhe me mirëqenie në Kosovë.

"E prandaj sot, të gjithë ne jemi përgjegjës për këtë shtet. Përgjegjës për ta ringritur dhe për ta bërë: të dinjitetshëm e të zhvilluar, të barabartë me të gjithë popujt e tjerë, të sigurt, stabil dhe në paqe. Sepse, ua kemi borxh atyre që kanë sakrifikuar për të dhe, mbi të gjitha, e kemi obligim për gjeneratat e reja. Prandaj, sot le ta zhvillojmë patriotizmin tonë për shtetin, për përparimin e tij dhe për të ardhmen e tij më të ndritur", ka thene Jahjaga.

  
Sipas saj Forca e Sigurisë së Kosovës ka qenë shtyllë e këtij rrugëtimi tonë – gjithëpërfshirëse, patriotike, profesionale dhe shumë e besueshme. Nuk është e rastësishme që sot po e ndërtojmë vizionin, i cili do të shtojë obligimet tuaja, sepse si qytetarë të Kosovës, pavarësisht nga prejardhja etnike, ne besojmë në ju dhe në misionin fisnik që ju e keni ndërmarrë për ta mbrojtur Kosovën, për t’i ruajtur vlerat e idealet mbi të cilat u betuam dhe për të avancuar bashkëpunimin me aleatët tanë strategjikë.

"Ju e keni kaluar edhe një hap: Keni përmbyllur me sukses një periudhë të rëndësishme të Forcës së Sigurisë, duke hapur një kapitull të ri për ju dhe për gjithë vendin: krijimin e një Force moderne të armatosur, me kapacitete mbrojtëse, që adreson sfidat e sigurisë, e kompleton infrastrukturën tonë të sigurisë dhe në proces e sipër të profesionalizimit me standarde të NATO-s dhe që synon anëtarësimin në këtë aleancë", ka theksaur ajo.

 
Në këtë ceremoni, përveç presidentes Jahjaga kanë marrë pjesë edhe kryeministri Isa Mustafa, ministri i FSK-së, Haki Demolli, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Francesco Paolo Figliuolo, ambasadorë dhe atashe ushtarakë të akredituar në Kosovë, përfaqësues të NATO-s, oficerë të lartë të FSK-së, të KFOR-it, si dhe personalitete politike dhe ushtarake të vendit dhe të huaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)