14 Janar 2025

Kastrati: Doktrinat janë bazament për evoluimin e FSK-së

Prishtinë, 12 janar - Sot, në ambientet e ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), filloi nga puna, me përkrahjen edhe të ekspertëve të specializuar për zhvillimin dhe shkrimin e doktrinave nga Qendra e armëve të kombinuara të Ushtrisë amerikane nga Fort Leavenworth, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), James. F. Benn, zëvendës drejtor i drejtorisë për doktrinën e armëve të kombinuara  dhe Michael Scully oficer në të njëjtën drejtori.

Me këtë rast komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati i përshëndeti të gjithë të pranishmit, e në veçanti ekspertët amerikan të doktrinës, të cilët i përgëzoi për gatishmërinë që bashkërisht me oficerët e ministrisë dhe të FSK-së  kanë përgjegjësinë për të punuar në doktrinat për forcën e ardhshme.

Gjithashtu, gjeneral Kastrati theksoi rëndësinë e draftimit të doktrinës së përgjithshme  dhe atyre të fushave të caktuar duke shtuar se: ,,Doktrinat janë bazament për evoluimin e FSK-së në Forca të Armatosura dhe ministrisë për FSK në ministri të Mbrojtjes’’.

Në fund komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati duke iu drejtuar të gjithë anëtarëve të grupit punues për doktrinat u shpreh se pret një angazhim dhe rezultate të shkëlqyera nga kjo punë e përbashkët e oficerëve tanë dhe ekspertëve amerikan.

Punëtoria  e dytë për doktrinat do të zhvilloj punimet për katër ditë, nga sot deri me 16 janar 2014.  Në këtë cikël pritet që të hartohen doktrinat për fusha të caktuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)