22 Dhjetor 2024

Kastrati dënon sulmin në veri të Mitrovicë

Mitrovicë, 8 shtator - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka dënuar incidentin që ka ndodhur të martën në mbrëmje në Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës, ku nga persona të panjohur është vrarë banori i kësaj lagjeje, Hakif Mehmeti.

Ai u shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve të viktimës, ndërsa nga autoritetet e rendit kërkon që sa më parë të zbardhen rrethanat e vrasjes dhe të arrestohen autorët e këtij krimi të rëndë.

Kryetari Kastrati apelon te banorët që të jenë të qetë, ashtu siç kanë qenë gjatë gjithë këtyre viteve, ku përkundër provokimeve dhe incidenteve kanë treguar pjekuri të lartë qytetare. “Është bërë praktikë që në prag të ngjarjeve me rendësi për Kosovën, sikur tani kur pritet të mbahet sesioni i OKB, të ndodhin incidente me qëllim të tensionimit dhe destabilizimit të situatës. Qetësia ju pengon vetëm atyre që janë kundër shtetit të Kosovës”.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)