12 Maj 2024

Kastrati dekoron me medalje gjeneralin Wangner

Prishtinë, 1 prill - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Kadri Kastrati ka organizuar një pritje lamtumirëse, për drejtorin e NLAT-it (Ekipit Ndërlidhës Këshillues i NATO-s), gjeneral brigade Norbert Wagner, në përfundim të misionit të tij në Kosovë.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati e ka dekoruar drejtorin e NLAT-it, gjeneral brigade Norbert Wagner, me Medalje, me motivacionin për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë kryerjes së detyrës së drejtorit të NLAT-it (Ekipit Ndërlidhës Këshillues i NATO-s).

Gjeneral Kastrati fillimisht e ka falënderuar gjeneralin Wagner, për kontributin e dhënë për FSK-së, për të shtuar se. “Gjenerali Wagner ka ardhur në një kohë të rëndësishme për ne, dhe i cili e ka kryer detyrat me sukses.

Ai, si drejtor i NLAT-it, ka sjellë risi, ka sjellë ndryshime dhe suksese, përmes një vizioni të qartë që kishte për ta ndihmuar FSK-në. Gjenerali Wagner do të mbetet një mik i madh i FSK-së dhe Kosovës dhe gjithmonë do të jetë i mirëseardhur në Kosovë”.

Ndërsa, gjenerali Norbert Wagner, pasi pranoi Dekoratën, premtoi se do të jetë gjithmonë me FSK-së dhe Kosovën, si dhe kudo që do të shkojë, do të jetë ambasador i FSK-së dhe Kosovës.

“Më vjen keq, që po duhet të largohem para kohe, para se ta kryej afatin, por, unë falënderoj të gjithë për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kam pasur me stafin e FSK-së, për mikpritjen e shkëlqyeshme që do ta mbajë mend gjithmonë, dhe unë do të jem ambasador i juaj, kudo që do të shkojë në botë”.

Në ceremoninë përcjellëse morën pjesë: Gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zëvendësministrat; Bejtush Gashi dhe Jasmina Vasiq, zëvendëskomandanti i KFT-së, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, komandanti i BRSH-së, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj, komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandanti i BMO-së, gjeneral brigade Ilaz Dërguti si dhe oficerë dhe drejtor të drejtorive të Ministrisë dhe FSK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)