01 Maj 2024

Kastrati certifikoi kadetët e Ushtrisë së SHBA-ve dhe kadetë e FSK-së

Ferizaj, 16 gusht - Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj, sot u mbajt ceremonia e certifikimit të 27 kadetëve të SHBA-së dhe 66 pjesëtarëve të FSK-së, të cilit kanë kryer kursin trejavësh të programit të Njohjes së Kulturave dhe  të komunikimit të Gjuhës Angleze.

 

Në ceremoninë e certifikimit të kadetëve, morën pjesë; komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zëvendëskomandanti i FSK-së gjeneralmajor Rrahman Rama, atasheu ushtarak i SHBA-së në Prishtinë, koloneli James  Kott, zëvendëskomandanti i KDS-së kolonel Irfete Spahiu dhe oficerë të lartë të FSK-së. Ceremonia filloi me intonimin e himnit të SHBA-s dhe të Kosovës.


 Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati fillimisht përshëndeti Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën që po japin për FSK-së, dhe kadetët e SHBA-s dhe ata të FSK-së, të cilët ishin rreshtuar me rastin e certifikimit të tyre.

 

Ky trajnim i përbashkët i kadetëve të SHBA-ve dhe të FSK-së i ka pasur tri objektiva, tha fillimisht komandanti i FSK-së. Objektivi i parë, ka qenë që pjesëtarët e FSK-së të marrin njohuri të reja në gjuhën angleze dhe unë jam shumë i bindur, që pjesëtarët e FSK-së, e kanë realizuar këtë objektiv.

 

Objekti i dytë ka qenë shkëmbimi i  praktikave dhe përvojave të reja dhe unë jam shumë i bindur që pjesëtarët tanë kanë përfituar nga kadetët e SHBA-ve, dhe kanë marrë eksperienca të reja dhe këto do t’i zbatojmë në të ardhmen në njësitet e veta.

 

Objektivi i tretë, që unë e shohë të rëndësishëm, është ai, që ju, keni ndërtuar marrëdhënie në mes veti dhe keni shkëmbyer praktikat dhe njohurit e përgjithshme si dhe keni ndërtuar ura miqësie në mes vete.


Ndërsa, atasheu ushtarak i SHBA-ve në Prishtinë, koloneli James Kott, pasi falënderoj stafin e KDS-së dhe gjeneral Cikaqin, për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë për realizimin e këtij programi në mes të kadetëve të SHBA-së dhe FSK-së, tha: “ky trajnim jo vetëm që e ka fuqizuar bashkëpunimin mes Shteteve të bashkuara të Amerikës dhe FSK-së, por gjithashtu edhe i gjithë komuniteti ka përfituar përmes tri projekteve humanitare të ndryshme ku kanë marrë pjesë FSK-ja dhe ekipi KULP, gjatë tri javëve të trajnimit në FSK”. 

 

Më pas, koloneli Kott falënderoi të gjithë kadetët që kanë marrë pjesë në këtë program të rëndësishëm, pasi besoj që eksperiencat e tilla ndihmojnë zhvillimin e liderëve për të ardhmen dhe ka qenë mënyrë e mirë për të shkëmbyer në mes vete përvojën për gjuhën dhe kulturën ndërmjet SHBA-ve dhe FSK-së. 

 

Ai gjithashtu ka falënderua edhe majorin Brown dhe ekipin e tij, që kanë punuar në bashkëpunim me Zyrën e për Bashkëpunim të Ambasadës Amerikane, për të shtuar” Për kadetët tanë amerikanë kjo ka qenë një mundësi e shkëlqyeshme e bashkëpunimit me partnerët tanë kosovar, ndërsa për pjesëtarët e FSK-së, kjo ka qenë një mundësi shumë e mirë të cilit të studiojnë dhe praktikojnë gjuhën angleze dhe të mësojnë për kulturën amerikane dhe ushtrinë tonë.



Certifikatat kadetëve të SHBA-ve dhe të FSK-së u dhanë; komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati, gjeneralmajor Rrahman Rama, atasheu ushtarak i SHBA-ve, në Prishtinë, koloneli James Kott dhe zëvendëskomandanti i KDS-së kolonel Irfete Spahiu.

Programi CULP është një program në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes të Ushtrisë së SHBA-ve dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Ambasadës Amerikane në Kosovë.

 

Objektivat e Programit CULP janë të mundësoj pjesëtarëve dhe kadetëve të FSK-së të përmisojnë nivelin e tyre të gjuhës Angleze në komunikimin e drejtpërdrejt me kadetët amerikan, të ndërtojnë marrëdhënie miqësore me kadetët e ROTC dhe të njihen me sistemin e trajnimit së kadetëve në ROTC.

 

Përmes këtyre objektivave do të vazhdohet edhe më tej bashkëpunimi mes Komandës së Kadeve të Ushtrisë Amerikane dhe FSK-së në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)